Rreth AOI

Our Blog post image goes here

MISIONI  

Albanian Open Innovation, lidh akademinë e kërkimin me  industrinë, adminstratën publike dhe shoqërinë. 

Nëpërmjet qëndrës “Albanian Open Innovation” ndërtojmë partneritet bashkëpunues me cdo sector të industrisë dhe teknologjisë, duke demostruar mundësitë dhe kapacitetet tona për të lidhur në mënyrë të suksesëshme kompanitë e biznesit dhe subjektet e nismës së lirë me komunitetet innovative. Nëpërmjet prezencës dhe veprimtarisë sonë do ti mundësojmë partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë të përdorin rrjetin tonë të Open Innovation të burimeve të jashtëme për të arritur sfidat në mënyrën më të shpejtë dhe të mirë të mundëshme, të lidhin tregun me prodhimin si edhe të integrojnë dijet dhe kapacitetet e reja në organizatat e tyre. Platforma “Albanian Open Innovation” ndihmon bizneset të integrojnë kulturën dhe praktikat e open innovation nëpërmjet prezencës dhe punës sonë, të aplikohet dhe përdoret për cdo institucion, me të njëjtat përfitime. Nëpërmjet veprimtarisë sonë profesionale, serioze dhe të bindëshme synojmë të bëhemi rrjeti më i madh rajonal i open innovation. Duke ofruar zgjidhje për kërkuesit dhe nevojat e tregut, rrjeti yne i “Open Innovation” do të ofrojë satisafksion professional për ofruesit dhe kerkuesit e përfshirë në komunikimin përfitues të innovacionit.

RRJETI YNE

Albanian Open Innovation, përfshin një rrjet të konsierueshëm kombëtar, rajonal dhe me të gjerë ofruesish zgjidhjesh për kërkesat e tregut në inovacione, shumë e gjerë në llojin e vet e lidhur  ngushtësisht me industrinë dhe disiplinat teknkike. AOI gjithmonë e më tepër rrit numrin e ofruesit të shërbimeve në hapsira më të mëdha gjeografike, duke synuar të rrisë hapsirën e ekspertizës dhe duke takuar ofrues të rinj zgjidhjesh me të gjitha kërkesat e teknologjisë. Rrjeti ynë i ofruesit të zgjidhjeve për industrinë dhe teknologjinë është rrjeti më i madh kombëtar dhe rajonal, veprimtaria e të cilit mundëson gjithmonë në rritje lidhjen e industrisë dhe teknologjive përtej nivelit kombëtar.

Rrjeti ynë innovativ, si një ofrues zgjidhjesh për kërkesat e reja të tregut, në mënyrë të vazhdueshme përcjell mundësi për rrjetet profesionale duke e bërë rrjetin tepër dinammik në ekspertizë dhe duke ofruar infromacion të publikuar dhe pa publikuara, me dhe pa patenta etj. AOI, nëpërmjet platformës i mundëson ofruesve  mundësinë të ndërtojnë partneritete me klientë dhe gjejnë aplikime të reja për shkencën dhe teknologjinë.  Innovatorët e rinj mund të regjistrohen ONLINE në PLATFORMËN TONE, të gjejnë kërkesat dhe ofertat e kompanive të të gjitha madhësive dhe llojeve të bizneseve e industrisë. Pjesëmarrja në rrjetin tonë Albanian Open Innovation Network nuk ka kasto.

Skuadra jonë e punës

Kultura e AOI, bashkon dhe  integron në veprimtarinë e vetë profesionistë nga fusha të ndryshme , ku përfshihen drejtues biznesesh, konsulentë tw fushëss ë innovacionit si edhe kërkues shkencor të nivelit PhD.

Partnerët e AOI, nëpërmjet organizimit të tyre të nivelit shumë të lartë bashkojnë  aftësitë innovative për të  sjellë vlera shtesë për partnerwt dhe klientwt  tanë. Partnerët tanë që mundësojnë shërbime janë të shpërndarë ngado e kudo, dhe ashtu sikundër edhe ne janë të angazhuara të shpërndajnë dhe mbështesin kapacitetet innovative si edhe të përthithin dijet dhe burimet e jashtëme nga rrjeti innovative global. Partnerët tanë strategjikë janë organizatat me të cilët   AOI ka vendosur:

- një ofertë të përbashkët;
- përfshirje të plotë në të gjitha nivelet të institutive e qëndrave tona;
-  në rastet me të cilat ka eksperienca poizitive të mëparëshme;

Qëndra ndërton partneritete me organizata të ndryshme për të prezantuar programe me dukshmëri dhe impakt të lartë për communitetin rajonal të innovacionit. Për më tepër mbi partnerët tanë mund të gjeni:

  • Partnerët strategjikë,
  • Rrjeti i partnerëve,
  • Partneritetit e shërbimeve,
  • Partneritetet e marketingut,
  • Klientët e rrjetit,

Përfitimet. Nëpërmjet eksperiencës sonë do të bashkëpunojmë për të zgjidhur kërkesat e tyre për innovacionin dhe qëndrueshmërinë, duke mundësuar zgjidhje të reja për sfidat e veprimtarisë së tyre.

Veprimtaria e jonë do të mundësojë ndërtimin e partneriteteve dhe orimin e zgjidhjeve për cështjet me shqetësuese për komunitetin në cështje sociale dhe mjedisore në nivel kombëtar, rajonal dhe më gjerë.

Në ftojmë të gjitha subjektet jo fitimprurëse kudo që ndrodhen të angazhuara për cështje sociale dhe të mjedisit të bëhën pjesë të rrjetit tonë të bashkëpunimit dhe partneritetit innovativ. Jemi optimstë se shërbimet tona mund të aplikohen për të ofruar zgjidhje mbi cështjet kruitike të kohës, duke përllogaritur potencialet për zgjidhje.